Policia nuk lejon më qytetarët të protestojnë para Kryeministrisë

Facebook
WhatsApp

Përmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve, pavarësisht nëse janë përfshirë apo jo në akte të dhunshme.

Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë procedimin penal të 24 personave, pas protestës së zhvilluar ditën e martë. Gjithashtu, gjatë dy ditëve të fundit janë vendosur 28 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ nr. 5, të miratuar nga qeveria më 28 tetor.

Ndërkohë, është raportuar se gjatë protestës së djeshme janë dëmtuar edhe dy punonjës policie.

Gjatë tubimit, protestuesit tentuan të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por policia ndërhyri për t’i larguar. Pas ndërhyrjes u krijuan tensione të forta mes efektivëve dhe protestuesve, të cilat u pasuan nga shoqërimi i dhjetëra pjesëmarrësve në protestë.

Përmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve, pavarësisht nëse janë përfshirë apo jo në akte të dhunshme.

Pas miratimit të këtij akti, policia ka njoftuar se deri këtë të mërkurë janë vendosur gjithsej 231 masa administrative ndaj protestuesve. Tre prej tyre janë në vlerën 500 mijë lekë secila, ndërsa të tjerat janë nga 5 mijë lekë.

Në total, vlera e gjobave të vendosura ndaj protestuesve arrin në 1 milion e 290 mijë lekë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick