GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për afatet e paraburgimit

Facebook
WhatsApp

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024. Ish-presidenti përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i ka kundërshtuar vazhdimisht. Edhe më herët, gjykata ka rrëzuar kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin në burg.

Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Metës, lidhur me kundërshtimin e pezullimit të afateve të paraburgimit.

Në ankinimin e tij Meta ka pretenduar se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, madje theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.

Meta u shpreh se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se shtyrjet nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë. Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë këtë kërkesë ndërsa pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij vijon në GJKKO. Ish-presidenti përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i ka kundërshtuar vazhdimisht. Edhe më herët, gjykata ka rrëzuar kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin në burg.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick