Shpërthen tritoli në verandën e banesës së një zonje në Lezhë

Facebook
WhatsApp

Një shpërthim me tritol është regjistruar pak pas mesnatës në fshatin Lalm i Ri në Lezhë. 

Lënda plasëse është hedhur në verandën e banesës së shtetases me iniciale D.Gj., ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka vënë në lëvizje policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2026, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, Lezhë, në verandën e banesës së shtetases D. Gj., dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick