Demo prezanton platformën “Help4You” para gjimnazistëve

Facebook
WhatsApp

Ministrat Kumbaro dhe Demo takim me gjimnazistët mbi bullizmin dhe dhunën verbale, prezantohet platforma që u lehtëson të rinjve mundësinë të denoncojnë rastet*

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo, ishin të ftuar në një aktivitet ndërgjegjësues kundër bullizmit, si pjesë e paketës së sigurisë në shkolla, ku u prezantuar edhe platforma “Help4You” nga Drejtoria e Krimit Kibernetik e cila unifikon në një adresë të vetme gjithë institiucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve.
Ministrja Kumbaro u përcolli të rinjve disa mesazhe gjatë fjalës së saj dhe i inkurajoi të komunikojnë me mësuesit, punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficeren e sigurisë për problematikat e tyre

“Bullizmi dhe çdo formë tjetër dhune dhe agresioni verbal që ne bëjmë ose pësojmë, nuk është çështje fushatash. Është jeta jonë e përditshme. Fjala “Jo” është një fjalë shumë e rëndësishme që ne duhet të dimë ta përdorim dhe ta themi dhe këtu u drejtohem veçanërisht vajzave. Në institucione si shkolla është e rëndësishme të zbatojmë rregullat dhe brenda hapësirës së këtyre rregullave ndërtojmë raportet tona të respektit.
 Ju keni mundësinë të ndani emocionet dhe problematikat me mësuesit tuaj, keni një punonjësit e shërbrimit psiko-social, keni një oficere sigurie fantastike. Midis fjalës që themi, punës që bëjmë dhe influencës që ekranet kanë mbi ju, na duhet të jemi më të fortë dhe e vetmja mënyrë për të qenë më të fortë është vëmendja, dhembshuria dhe respekti ndaj njër-tjetrit”, tha ministrja e Arsimit.

Ministri  i Punëve të Brendshme Ervin Demo, prezantoi platofrmën “Help4You” e cila ofron një sistem më të unifikuar cila u vihet në dispozicion të gjithë të rinjve, për të pasur në një adresë të vetme të gjitha institucionet që përbëjnë ekosistemin përgjegjës për sigurinë tuaj.
“Kjo platformë synon pikërisht këtë, të na vendosë në kushtet kur mund të identifikojmë se kush ka nevojë për ndihmën tonë dhe të jemi aty, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, për t’i qëndruar pranë. Prandaj, jam i bindur se tashmë do të ndërtojmë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në shkolla, ku do të ofrojmë informacionin e duhur përmes posterave e, patjetër, edhe përmes komunikimit online, për t’ju bërë të ditur se keni një instrument të ri, të cilin mund ta përdorni për të qenë më të sigurt edhe në botën virtuale”, tha ministri Demo.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick