Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 34-vjeçari

Facebook
WhatsApp

Sekuestrohen mbi 900 gramë Kokainë, 1 automjet tip “Toyota Yaris” dhe 1 celular.

34-vjeçari Domeniko Vata është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë.

Arrestimi u krye në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, të zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të masave për garantimin e sigurisë në shkolla dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Toyota Yaris”, që drejtohej nga Domeniko Vata në bulevardin “Nënë Tereza”, policia gjeti një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan edhe 397 gramë të tjera të së njëjtës lëndë, duke e çuar sasinë totale të kokainës së sekuestruar në 902.6 gramë.

Sipas policisë, lënda narkotike dyshohet se ishte siguruar me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mbi 900 gramë kokainë, automjeti tip “Toyota Yaris” dhe një telefon celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick