Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në fokus integrimi në BE

Facebook
WhatsApp

Një nga çështjet kryesore të samitit lidhet me ecurinë e reformave dhe përmbushjen e kushteve që Komisioni Europian u ka vendosur vendeve për përfitimin e mbështetjes financiare.

Tirana do të presë ditën e sotme Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, ku përfaqësuesit e vendeve të rajonit dhe të Komisionit Europian do të diskutojnë mbi ecurinë e reformave, integrimin ekonomik dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në qendër të diskutimeve do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit Bashkimi Europian synon të përshpejtojë integrimin ekonomik të rajonit, paralelisht me procesin e anëtarësimit.

Një nga çështjet kryesore të samitit lidhet me ecurinë e reformave dhe përmbushjen e kushteve që Komisioni Europian u ka vendosur vendeve për përfitimin e mbështetjes financiare.

Një reagim në lidhje me eventin ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘’Growth Plan’’, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick