Agasi u tregoi institucioneve foton e Ervis Martinajt të vrarë

Facebook
WhatsApp

Artan Hoxha tha se Agasi kishte nisur të ngrihej që në kohën e çështjes së inceneratorëve, ndërsa pas gushtit 2022 mori një peshë tjetër. Hoxha e lidhi fuqinë e Agasit me atë që e quajti “imunitet” politik nga kryeministri dhe u shpreh se “imuniteti i Ergysit iu hoq po nga ata që ia vendosën”.

Ergys Agasi u ka treguar policisë dhe institucioneve të tjera fotografi që provonin vrasjen e Ervis Martinajt. Këtë deklaroi gazetari Elton Qyno në podcastin “MaShqip me Flamur Vezaj”, ku bashkë me Artan Hoxhën foli për fuqizimin e Agasit pas zhdukjes së Martinajt në gusht 2022. Sipas Qynos, informacioni mund të ketë shkuar edhe te Edi Rama dhe prej asaj kohe Agasi fitoi besimin e kryeministrit.

Elton Qyno foli për fotografi që Agasi, sipas tij, ua kishte treguar vetë institucioneve. “Me foto u tregoi institucioneve se Ervis Martinaj është vrarë dhe për këtë mori gjithë besimin e Ramës”, tha gazetari, duke shtuar se Agasi mund t’ia ketë dërguar materialin edhe Vlora Hysenit. Qyno e vendosi pikërisht në atë periudhë ndryshimin e pozicionit të Agasit.

Artan Hoxha tha se Agasi kishte nisur të ngrihej që në kohën e çështjes së inceneratorëve, ndërsa pas gushtit 2022 mori një peshë tjetër. Hoxha e lidhi fuqinë e Agasit me atë që e quajti “imunitet” politik nga kryeministri dhe u shpreh se “imuniteti i Ergysit iu hoq po nga ata që ia vendosën”. Sipas tij, Agasi mori rolin e “koordinatorit” pas Vangjush Dakos, me mbështetjen e Ramës.

Hoxha deklaroi gjithashtu se është i bindur që Martinaj është vrarë dhe se trupi i tij është zhdukur. Ai tregoi se kishte shkuar te familja e Martinajt dhe kishte folur publikisht për vrasjen vetëm pasi ishte bindur se zhdukja nuk ishte një inskenim.

Deklaratat e Hoxhës dhe Qynos rikthejnë pyetjen që Pamfleti ngriti në mars, tani me një hollësi të re. Nëse fotografitë që përshkruan Qyno iu treguan policisë dhe institucioneve të tjera, ku përfunduan ato? Agasi, sipas dy gazetarëve, dinte çfarë kishte ndodhur me Martinajn në kohën kur shteti vazhdonte ta trajtonte fatin e tij si mister.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick