Përveç Ballukut, për këtë çështje, SPAK ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte
Pasi Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen ndaj deputetes Belinda Balluku për gjykim, në GJKKO është hedhur shorti për të përcaktuar gjyqtarin. Kështu, shorti ka përcaktuar se gjyqtare do të jetë Atalanta Zeqiraj.
Ish-zv kryeministrja dhe ish-ministrja akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në nëntë raste, korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë në dy raste dhe pastrim parash.
Përveç Ballukut, për këtë çështje, SPAK ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte. Mes tyre janë ish-zyrtarë, biznesmenë ndërtues dhe dy kompani private, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me tenderat publikë, korrupsionin, falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e parave









