Balluku është parë duke hyrë në ambientet e SPAK, së bashku me avokatin e saj
Deputetja Belinda Balluku është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ish-zv.kryeministrja është parë duke hyrë në ambientet e SPAK, së bashku me avokatin e saj.
Burime bëjnë me dije për SHEKULLI-n se Ballukut i është njoftuar zgjatja e hetimeve nga ana e SPAK, deri më janar të 2027-ës.
Balluku akuzohet për Shkelje e barazisë në tendera për disa procedura prokurimi, përfshirë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës dhe tendera të tjerë (në të paktën 8 raste të hetuara), korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë: Për shkelje dhe favore në tendera në këmbim të ryshfeteve (përfshirë periudhën kur drejtonte “Albcontrol”).
Po ashtu ajo akuzohet dhe për pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash).









