Berat\ Autobusi me turistë përfshihet nga flakët, s’ka të lënduar

Facebook
WhatsApp

Shoferi, sapo konstatoi problemin, ndaloi menjëherë mjetin, duke bërë të mundur që 52 pasagjerët, mes tyre edhe fëmijë, të zbrisnin në kohë. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Një autobus i mbushur me turistë të huaj ka marrë flakë sot në Qafën e Kalasë, në Berat, teksa po ngjitej drejt Kalasë së Beratit.

Autobusi me targa AB 917 UE nisi të nxirrte shkëndija në pjesën e motorit. Shoferi, sapo konstatoi problemin, ndaloi menjëherë mjetin, duke bërë të mundur që 52 pasagjerët, mes tyre edhe fëmijë, të zbrisnin në kohë. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Pas shkëndijave të para në pjesën e motorit, zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë autobusin, i cili u shkrumbua plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit u dëmtua rëndë dhe u shkrumbua një automjet tip Benz Fuoristradë, i cili ishte i parkuar pranë një banese. Pronari nuk arriti ta largonte mjetin në kohë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në motor, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi Ervis Dyrmani, me origjinë nga Durrësi, është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur kombësinë e turistëve që ndodheshin në autobus.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick