Berisha: Jo sulmeve me llogari false që dëmtojnë konkurrencën 

Facebook
WhatsApp

Gjithsesi, kreu demokrat e cilësoi të dyshimtë kontrollin online të shumë profileve. Ai tha se PD se do të kërkojë një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar atë që e cilëson si “policim digjital” dhe cenim të lirisë së shprehjes.

Pas angazhimit të policisë për identifikimin e personave që përmes rrjeteve sociale kanë sulmuar bizneset shqiptare, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Sali Berisha thotë se nuk pajtohet me llogari të rreme, të cilat sipas tij dëmtojnë konkurrencën e ndershme.

“PD konsideron të pacënueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe opinionin e tij në rrjetet sociale për çdo gjë dhe për cilindo. Natyrisht, Partia Demokratike nuk pajtohet kurrë me përshtypje të rreme nga llogari false për shërbime që nuk janë marrë kurrë, të cilat synojnë të dëmtojnë konkurrencën e ndershme”.

Por kryedemokrati ngre dyshimin se pas këtyre llogarive të rreme, në kulmin e protestës qytetare, mund të fshihen patronazhistë për llogari të qeverisë.

“Partia Demokratike shpreh dyshimet e saj më serioze se këto përshtypje false negative janë akte të organizuara nga patronazhistët e qeverisë së tyre, në funksion të qëllimeve të zeza represive e censuriale të saj”.

Berisha thotë se nën pretekstin e identifikimit të autorëve të këtyre përshtypjeve negative, kërkohet të gjendet një shkak për të vendosur një policim të plotë, digjital dhe masiv të veprimtarisë online të qytetarëve.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë, mendimit dhe shprehjes, vendimin e Edi Ramës për kontrollin dhe policimin e rrjeteve sociale të qytetarëve, si dhe të statuseve e komenteve të tyre në këto rrjete”.

Në emër të Partisë Demokratike, ai paralajmëron dorëzimin në Kuvend të një kërkese për ngritjen e një komisioni hetimor, duke e cilësuar antikushtetuese veprimtarinë e institucioneve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick