Atmosfera në sallë është tensionuar në momentin kur rendi i ditës ka kaluar në diskutime mbi qëndrimet e diplomacisë shqiptare dhe deklaratat e fundit të Ministres së Jashtme të Serbisë mbi Kosovën.
Mbledhja e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme është ndërprerë këtë të hënë pas debateve të ashpra mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Atmosfera në sallë është tensionuar në momentin kur rendi i ditës ka kaluar në diskutime mbi qëndrimet e diplomacisë shqiptare dhe deklaratat e fundit të ministres së Jashtme të Serbisë.
Deputetët e opozitës, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, kanë kërkuar reagim dhe sqarime të detajuara nga kryetari i Komisionit, Igli Hasani, ish-ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lidhur me qëndrimin e qeverisë shqiptare përballë këtyre zhvillimeve.
Diskutimi është shndërruar shpejt në një përplasje verbale mes Hasanit dhe deputetëve opozitarë, duke u shoqëruar me shkëmbime të ashpra akuzash nga të dyja palët. Si pasojë e klimës së krijuar që e bëri të pamundur vijimin e punimeve, mbledhja e Komisionit u pezullua deri në një moment të dytë.
Pjesë nga debati
Hasani: Kur më jep ti leksione për ruajtjen e durimit, është fundi i botës.
Vokshi: A mund të qetësoheni? Shoh që qenkeni në siklet.
Hasani: Jam aq i qetë, o zonja Vokshi.
Vokshi: E kuptoj që kjo gjuhë ju prek. E kuptoj që, duke ngritur zërin, ju kërkoni të fshihet heshtja e dënueshme e kryeministrit.
Hasani: Nuk më fsheh heshtjen e askujt. E kuptoj dëshirën për të përdorur deklaratën budallaqe të një të çmendure.
Vokshi: Ajo është ministre, s’mund të trajtohet si individ i çmendur.
Hasani: E çmendur, qelbësirë e çmendur.
Vokshi: Ju duhet të reagoni. Ky komision duhet të reagojë.
Hasani: Fol, por mos u merr me mua.
Vokshi: Drejtohuni siç duhet, ruani etikën dhe qetësinë. Ju më fyeni, por unë nuk i përgjigjem fyerjes suaj.
Hasani: Mos u merr me mua.
Vokshi: Opozita nuk do ta mbyllë gojën.









