Dy personat ishin të maskuar, ndërsa prania e tyre u evidentua nga sistemet e avancuara të sigurisë së pronës. Pas sinjalizimit, policia britanike ndërmori një operacion të gjerë kërkimi, duke angazhuar efektivë, qen nuhatës, dronë dhe një helikopter të Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur dy shqiptarët hynë në territorin e rezidencës Anmer Hall, duke vënë në alarm strukturat e sigurisë.
Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë depërtuar pa leje në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk, ku ndodhet rezidenca e Princit William dhe Princeshës Kate.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur dy shqiptarët hynë në territorin e rezidencës Anmer Hall, duke vënë në alarm strukturat e sigurisë. Sipas mediave britanike, njëri prej të arrestuarve dyshohet se qëndron në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Dyshimet e para të hetuesve janë se shqiptarët mund të kenë pasur si qëllim vjedhjen, pa qenë në dijeni se prona i përkiste çiftit mbretëror. Megjithatë, autoritetet britanike po shqyrtojnë edhe pista të tjera për të përcaktuar motivin e vërtetë të ngjarjes.
Dy personat ishin të maskuar, ndërsa prania e tyre u evidentua nga sistemet e avancuara të sigurisë së pronës.
Pas sinjalizimit, policia britanike ndërmori një operacion të gjerë kërkimi, duke angazhuar efektivë, qen nuhatës, dronë dhe një helikopter të Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore.
Operacioni përfundoi me lokalizimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve brenda territorit të pronës mbretërore.
Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit rezidenca ishte bosh. Dy shqiptarët mbeten në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rezidenca e dhuruar nga Mbretëresha Elizabeth II
Anmer Hall është një nga rezidencat private të Princit William dhe Princeshës Kate, e cila iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II me rastin e martesës së tyre në vitin 2011.
Ndonëse familja e trashëgimtarit të fronit britanik jeton kryesisht në Forest Lodge, në Windsor, rezidenca në Norfolk përdoret nga çifti mbretëror dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, gjatë fundjavave dhe pushimeve shkollore.









