Edi Rama: Do mbyllim rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç! 

Facebook
WhatsApp

Rama tha se është i bindur që kjo masë është e nevojshme

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se po punohet për të gjetur një mënyrë për mbylljen e aksesit të të miturve nën 16 vjeç, në rrjetet sociale. 

Rama tha se është i bindur që kjo masë është e nevojshme, pasi fëmijët që i përdorin ofendojnë, kërcënojnë dhe u marrin qetësinë familjeve në këto hapësira virtuale.  

“Unë jam i bindur që duhet, por si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16-vjeç dhe si do të adresojmë gjithë këtë masë agresorësh të jetës dhe dinjitetit të njeriut, që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë dhe i marrin qetësinë familjeve. Ju falënderoj për qëndrimin drejtë këto ditë, kur shumë lëkunden dhe predikojnë në media, deri në pikën si disa pedagogë që e krahasojnë këtë valë dhune me protestat e vitit 1990. Po unë s’dua të hy këtu sepse me pedagogët është një gjë tjetër dhe unë gjërat kam dëshirë t’i them përballë”, tha mes të tjerash Rama. 

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick