Si pasojë e aksidentit, disa prej udhëtarëve në furgon kanë pësuar lëndime. Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Një aksident rrugor është regjistruar sot në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, përgjatë autostradës Lushnjë–Fier, ku janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një furgon që transportonte pasagjerë drejt jugut të vendit.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë tentativës për të shmangur përplasjen me automjetin, drejtuesi i furgonit ka devijuar nga trajektorja dhe mjeti është përplasur me barrierat metalike anësore të autostradës.
Si pasojë e aksidentit, disa prej udhëtarëve në furgon kanë pësuar lëndime. Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po dokumentojnë aksidentin dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të tij. Efektivët janë angazhuar gjithashtu në menaxhimin e trafikut në këtë segment.
Kryqëzimi pranë “Pushimit të Shoferit” është raportuar vazhdimisht si një segment problematik për sigurinë rrugore, ku kanë ndodhur aksidente të përsëritura.









