Gjendet pas shumë orësh kërkime 7-vjeçari në Kukës

Facebook
WhatsApp

Alteo Cenaj ishte larguar nga zona e Gostilit pasditen e së martës. Kërkimet vijuan gjatë gjithë natës, ndërsa në operacion u përfshinë policia, banorë të zonës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Pas orësh të gjata kërkimi, 7-vjeçari Alteo Cenaj, i cili ishte raportuar i zhdukur në Kukës, është gjetur në orët e para të mëngjesit dhe është ribashkuar me familjen.

Fëmija ishte larguar rreth orës 16:30 të së martës nga zona e Gostilit në Kukës, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe nisjen e menjëhershme të kërkimeve.

Operacioni vijoi gjatë gjithë natës dhe përfshiu efektivë të Policisë së Qarkut Kukës, banorë të zonës, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Për lokalizimin e 7-vjeçarit u përdorën edhe dronë termikë, të cilët ndihmuan ekipet në kërkim gjatë orëve të natës.

Pas përpjekjeve të pandërprera, Alteo u gjet dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick