Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet një nga autorët

Facebook
WhatsApp

Argys Kalsi është arrestuar në Qafë Thanë, në momentin kur dyshohet se po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë të argjendarisë në Paskuqan është arrestuar nga Policia. Në pranga ka rënë Argys Kalsi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, ku u morën bizhuteri dhe sende floriri me vlerë mbi 1.5 milionë lekë të reja.

Kalsi është arrestuar në Qafë Thanë, në momentin kur dyshohet se po tentonte të largohej nga Shqipëria. Sapo ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar, ai është ndaluar dhe më pas arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Policia e Tiranës e kishte identifikuar prej disa ditësh Kalsin si një nga personat e dyshuar për grabitjen. Megjithatë, hetuesit nuk ndërhynë menjëherë për arrestimin e tij, pasi e kishin mbajtur nën vëzhgim dhe po ndiqnin lëvizjet e tij, me synimin për të identifikuar dhe kapur edhe personin tjetër të dyshuar si bashkëpunëtor në grabitje.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit të dytë të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rolit të secilit person të përfshirë.

Ngjarja u regjistrua më 5 gusht në Paskuqan. Dy autorët dyshohet se hynë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L. dhe, pasi kërcënuan punonjëset me armë zjarri, morën bizhuteri dhe sende me vlerë mbi 1.5 milionë lekë të reja.

Pas grabitjes, ata u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas burimeve, autorët ishin të armatosur me kallashnikovë dhe përdorën një motor pa targa për t’u larguar.

Autorët dyshohet se shmangën rrugët kryesore dhe përdorën rrugica periferike të Kamzës para dhe pas grabitjes, në përpjekje për të humbur gjurmët.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick