Grupi radikal irakian ofron 10 milionë dollarë për vrasjen e Trump

Facebook
WhatsApp

Kataib Hezbollah ka bërë të ditur se shpërblimi nuk lidhet vetëm me autorin e një sulmi të mundshëm, por përfshin edhe çdo individ, grup apo organizatë që do të ndihmonte, lehtësonte apo organizonte një operacion kundër presidentit amerikan.

Grupi islamist irakian Kataib Hezbollah ka shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për çdo person që do të vrasë presidentin amerikan Donald Trump ose do të ndihmojë në organizimin e një sulmi ndaj tij.

Sipas deklaratës së publikuar nga grupi, shpërblimi paraqitet si një akt hakmarrjeje për sulmin ajror amerikan të janarit 2020, ku u vranë komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, dhe zëvendëskomandanti i forcave irakiane Hashd al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis.

Kataib Hezbollah ka bërë të ditur se shpërblimi nuk lidhet vetëm me autorin e një sulmi të mundshëm, por përfshin edhe çdo individ, grup apo organizatë që do të ndihmonte, lehtësonte apo organizonte një operacion kundër presidentit amerikan.

Në deklaratën e saj, grupi, i cili e quan veten pjesë të “Rezistencës Islamike në Irak”, ka sulmuar politikën amerikane dhe ka akuzuar Trumpin për përgjegjësi në vrasjen e Soleimanit dhe al-Muhandisit.

“Vrasësi i tyre nuk do t’i shpëtojë drejtësisë”, thuhet në deklaratë, ku përsëriten kërcënimet ndaj presidentit amerikan.

Sipas grupit, fondi prej 10 milionë dollarësh është siguruar përmes donacioneve nga mbështetësit dhe anëtarët e tij. Në fund të mesazhit, Kataib Hezbollah ka theksuar se “hakmarrja mbetet një premtim i shenjtë”, duke vazhduar retorikën kërcënuese ndaj Trumpit.

Kataib Hezbollah është një nga grupet e armatosura pro-iraniane në Irak dhe është përfshirë prej vitesh në përplasje me forcat amerikane në rajon.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick