Hyseni akuza gazetares: Pse takohesh me agjentët serbë?

Facebook
WhatsApp

Lala e cilësoi reagimin e Hysenit si një sulm personal dhe përpjekje për shantazh ndaj gazetarëve, duke e lidhur atë me raportimet mediatike mbi hetimin dhe akuzat që rëndojnë ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, është përplasur sot me gazetaren Klodiana Lala. Teksa po hynte në godinen e GJKKO, ku do njihet me masën e sigurisë, Hyseni u përplas me gazetaren Klodiana Lala ku edhe i bëri një akuzë të rëndë.

Ish-drejtueses së SHISH, nuk i pëlqeu kur gazetarja Lala e pyeti se pse i shpërndante materiale të klasifikuara Ergys Agasit. Hyseni iu hakërrue duke ia kthyer: Si e kalon ti në takime me agjentët serbë në hotel Rogner.

Gazetarja Lala, ka reaguar pas deklaratave të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila, teksa u pyet për dyshimet e SPAK mbi shpërndarjen e materialeve të klasifikuara, iu kundërpërgjigj gazetares me akuza për takime me agjentë serbë.

Lala e cilësoi reagimin e Hysenit si një sulm personal dhe përpjekje për shantazh ndaj gazetarëve, duke e lidhur atë me raportimet mediatike mbi hetimin dhe akuzat që rëndojnë ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Sipas gazetares, në vend që t’i përgjigjej pyetjes nëse kishte shpërndarë materiale të klasifikuara te biznesmeni Ergys Agasi, siç dyshon Prokuroria e Posaçme, Hyseni zgjodhi të kundërsulmonte reporterët.

Lala e cilësoi “vulgare” gjuhën e përdorur nga ish-drejtuesja e SHISH, ndërsa vuri theksin te mungesa, sipas saj, e një përgjigjeje për thelbin e çështjes dhe materialet që janë objekt i hetimit të SPAK.

“E pyetur nga News24 nëse ka shpërndarë materiale të klasifikuara në drejtim të shtetasit Ergys Agasi, ish-kreu i SHISH ka zgjedhur të kundërsulmojnë me gjuhë vulgare gazetarët duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme. Kjo ka qenë përgjigjja e zonjës Hyseni, por asnjë fjalë për materialet që ka shpërndarë dhe që dyshohet sipas Prokurorisë së Posaçme që ka shpërndarë në adresë të shtetasit Ergys Agasi”, tha Lala.

https://www.cdnimpuls.com/video/6ab4f65112718.mp4

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick