Hyseni u dorëzua në Kosovë, BKH e shoqëroi drejt Tiranës

Facebook
WhatsApp

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është dorëzuar mbrëmjen e së martës në Policinë e Kosovës, pas largimit nga Baku i Azerbajxhanit. Më pas ajo është shoqëruar drejt pikës kufitare të Vërmicës, ku u është dorëzuar autoriteteve shqiptare. Agjentët e BKH e kanë marrë në dorëzim për ta shoqëruar drejt Tiranës, pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj saj.

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është kthyer nga Azerbajxhani dhe është dorëzuar mbrëmjen e sotme në Policinë e Kosovës, pas masës së sigurisë të caktuar ndaj saj nga GJKKO.

Hyseni ndodhej në Baku, ku kishte marrë pjesë në Forumin e 4-t të Sigurisë. Pas zhvillimeve të sotme në Tiranë, ajo është larguar nga Azerbajxhani dhe ka udhëtuar drejt Kosovës.

Pas mbërritjes në Kosovë, Hyseni është paraqitur dhe është dorëzuar në Policinë e Kosovës. Prej aty, ajo është shoqëruar nga autoritetet kosovare drejt pikës kufitare të Vërmicës, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Në Vërmicë, drejtuesja e SHISH u është dorëzuar autoriteteve shqiptare, ndërsa në procedurë janë përfshirë edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Agjentët e BKH e kanë marrë në shoqërim Hysenin ku ju komunikua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Zhvillimi vjen vetëm disa orë pasi GJKKO, me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës.

Masa nuk kishte mundur të ekzekutohej gjatë veprimeve të mëhershme, pasi Hyseni nuk ndodhej në territorin shqiptar. Ajo ishte në Baku të Azerbajxhanit për aktivitetin ndërkombëtar të sigurisë.

Pas vendimit të drejtësisë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se lirimi i Hysenit nga drejtimi i SHISH do të jetë i menjëhershëm. Rama deklaroi gjithashtu se pas kthimit në Tiranë do të konsultohet me Presidentin e Republikës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick