Ish-kongresmeni: Kosova në telashe nëse nuk zgjedh presidentin!

Facebook
WhatsApp

Deklarata e Joe DioGuardit u bë këtë të hënë në Prishtinë, ku ai dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, morën shtetësinë e Kosovës.

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president.

Ai deklaroi në Prishtinë se kriza politike po e vendos Kosovën në një situatë të vështirë.

“Jam këtu, siç e dini, për t’u siguruar që ju të keni një president. Dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se unë të largohem. Nëse nuk ndodh para se të largohem, do të jeni në telashe të mëdha, sepse keni armiq që tashmë janë gati të prishin ekuilibrin në Ballkan. Ndaj është e rëndësishme që erdha me zërin tim të lartë për të zgjuar popullin shqiptar. Nuk është koha për të fjetur gjumë, sepse njerëzit janë gati t’ju marrin atë që keni. Më vjen keq ta them këtë, por mund ta shihni vetë”, tha ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi.

Deklarata e Joe DioGuardit u bë këtë të hënë në Prishtinë, ku ai dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, morën shtetësinë e Kosovës. Pasaportat e Republikës së Kosovës iu dorëzuan Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi më herët u ishte dorëzuar edhe dekreti për shtetësinë e Kosovës.

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës sipas moshës, Avni Deharit, që ta thërrasë seancën në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

“Prandaj, sot nuk po ju kërkoj të hiqni dorë nga mandati që ju kanë dhënë qytetarët. Po ju kërkoj ta respektoni atë. Kthejuni përgjegjësisë. Kthejuni institucioneve. Kthejuni punës. Sepse Kosova ka nevojë për më shumë besim mes duarve që e ndërtojnë atë. Dhe Kosova nuk ka kohë për të pritur”, theksoi Jashari.

Ajo drejtoi kritika ndaj deputetit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i kanë uzurpuar institucionet e nivelit qendror, që po përpiqen të marrin më shumë kompetenca edhe nga komunat.

“Dhe pyetja është shumë e thjeshtë: A është kjo mungesë besimi ndaj institucioneve lokale, apo është dëshirë për të pasur gjithnjë e më shumë pushtet? Sepse nëse nuk arrin ta konstituosh Kuvendin, nëse nuk arrin të ndërtosh kompromis me të paktën një pjesë të përfaqësimit politik të qytetarëve, si mund të pretendosh se përgjigjja për një shtet më funksional është te marrësh edhe më shumë kompetenca?”, tha Jashari.

PDK do t’i drejtohet përsëri kryesuesit Dehari, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive brenda 48 orëve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick