Itali\6 të vdekur e 27 të plagosur në një aksident të rëndë rrugor

Facebook
WhatsApp

Sipas autoriteteve italiane, në aksident u përfshinë një autobus, një kamionçinë dhe tre automjete të tjera. Hetimet paraprake tregojnë se autobusi dhe kamionçina, që po lëviznin në kahe të kundërta, u përplasën me forcë.

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Italinë pasditen e kësaj të diele, ku gjashtë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur në një përplasje të shumëfishtë në rrugën shtetërore SS79 “Ternana”, pranë zonës Colli sul Velino, në provincën e Rietit.

Sipas autoriteteve italiane, në aksident u përfshinë një autobus, një kamionçinë dhe tre automjete të tjera. Hetimet paraprake tregojnë se autobusi dhe kamionçina, që po lëviznin në kahe të kundërta, u përplasën me forcë. Përplasja shkaktoi një aksident zinxhir, pasi tre automjetet e tjera nuk arritën të shmangnin mjetet e përfshira, ndërsa njëra prej tyre u përmbys.

Bilanci fillestar ishte pesë viktima, por më pas autoritetet konfirmuan se një tjetër person humbi jetën, duke e çuar numrin e të vdekurve në gjashtë. Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike dhe u transportuan me helikopter drejt spitaleve, ndërsa 24 të tjerët po marrin trajtim në qendrat spitalore të zonës.

Në vendngjarje ndërhynë dhjetëra ekipe zjarrfikësish, ambulanca, policia dhe helikopterë të emergjencës. Rruga u mbyll për disa orë për t’i hapur rrugë operacioneve të shpëtimit dhe hetimeve.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet që bilanci dhe dinamika e ngjarjes të përditësohen në vijim.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick