Korçë/66-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëdjegur në makinë

Facebook
WhatsApp

Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte prej një periudhe i vetëm, pasi bashkëshortja ishte larguar në Greqi së bashku me dy fëmijët e çiftit. Një familjar i viktimës, në një prononcim jashtë kamerave, ka treguar se shqetësimi kryesor i 66-vjeçarit lidhej me procesin e legalizimit të banesës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, një automjet tip “Benz” u përfshi nga zjarri. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat, pasi shuan flakët, konstatuan se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, 66 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 66-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke i vënë zjarrin automjetit. Policia thekson se hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte prej një periudhe i vetëm, pasi bashkëshortja ishte larguar në Greqi së bashku me dy fëmijët e çiftit.

Gjatë hetimeve, efektivët kanë gjetur edhe një shënim të lënë nga 66-vjeçari para ngjarjes. Në të ai kishte shkruar: “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”.

Një familjar i viktimës, në një prononcim jashtë kamerave, ka treguar se shqetësimi kryesor i 66-vjeçarit lidhej me procesin e legalizimit të banesës.

Sipas tij, megjithëse kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, 66-vjeçari nuk po arrinte të merrte legalizimin për shkak të një problemi që lidhej me një dritare të banesës, situatë që e kishte shqetësuar prej kohësh.

“Problemi i vetëm që ka pasur ka qenë fakti që nuk po i legalizohej banesa. I kishte të gjitha dokumentet, por për një dritare nuk ia legalizonin. Më herët ka qenë emigrant në Greqi. Ka qenë njeri i rregullt dhe i qetë, aspak agresiv”, është shprehur familjari i viktimës.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick