Studentët vijojnë protestën në Tiranë, ndërsa në ditën e tetë të saj vjen edhe një ftesë për dialog nga kryeministri Edi Rama. Në shkallët e Kryeministrisë janë vendosur disa karrige bosh me mbishkrimin “Dialog”, në një gjest që përcjell mesazhin për uljen në tryezë dhe nisjen e bisedimeve mes palëve
Në ditën e tetë të protestës studentore, kryeminstri Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve për dialog. Para godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige bosh, të cilat mbajnë të shkruar fjalën “Dialog”.
Rama e ka bërë gjithashtu të qartë se me dhunë dhe me këtë mënyrë proteste ai nuk ka ndërmend të negociojë largimin e tij apo kërkesa të tjera të protestuesve.
Ftesa e kryeministrit vjen në një moment kur protestat studentore kanë tërhequr vëmendje të gjerë publike, ndërsa studentët vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre. Mbetet për t’u parë nëse studentët do t’i përgjigjen ftesës së Ramës dhe nëse do të ketë një takim mes përfaqësuesve të tyre dhe qeverisë për të diskutuar mbi kërkesat e protestuesve.









