Kumbaro: Do ngrihet ekip psikologësh për mbështetjen e nxënësve

Facebook
WhatsApp

Kumbaro nënvizoi se komunikimi i vazhdueshëm me nxënësit dhe familjet e tyre është thelbësor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar ngritjen e një ekipi psikologësh në mbështetje të nxënësve, prindërve dhe familjeve të prekura nga situata e krijuar prej protestave të dhunshme në Tiranë. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ajo theksoi rëndësinë e komunikimit me nxënësit dhe familjet për të përballuar pasojat psikologjike të situatës.

Kumbaro, ka vënë theksin te ndikimi që protestat e dhunshme në Tiranë mund të kenë te fëmijët dhe procesi i tyre arsimor, duke bërë të ditur se institucionet kanë ngritur një ekip psikologësh për të ofruar mbështetje për nxënësit, prindërit dhe familjet e prekura.

Në takimin me drejtorët e shkollave, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Kumbaro nënvizoi se komunikimi i vazhdueshëm me nxënësit dhe familjet e tyre është thelbësor për të përballuar situatën dhe për të parandaluar pasoja afatgjata në mirëqenien emocionale të fëmijëve.


“Çdo orë që ua merr dhuna, janë orë të rrëmbyera nga jeta e këtyre fëmijëve. Komunikimi është çelësi i suksesit”, deklaroi ministrja, duke theksuar se ekipi i psikologëve do të jetë në dispozicion të familjeve dhe prindërve që kanë nevojë për mbështetje.

Ajo shtoi se synimi është që përjetimet e krijuara nga situata të mos kthehen në trauma që fëmijët t’i mbartin gjatë jetës së tyre.

Duke iu referuar situatës në institucionet arsimore, ministrja bëri të ditur se problematikat më të mëdha janë përqendruar në Tiranë, ndërsa në shkollat e tjera procesi mësimor ka vijuar normalisht, me pak episode shqetësuese. Sipas saj, në disa raste janë evidentuar grupe personash që vijnë nga jashtë ambienteve të shkollave dhe tentojnë të krijojnë turbullira, duke cenuar mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Në këto kushte, Kumbaro theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes drejtuesve të shkollave, mësuesve, prindërve dhe institucioneve përgjegjëse, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit. Ngritja e ekipit të psikologëve synon t’u ofrojë fëmijëve dhe familjeve mbështetjen e nevojshme për të përballuar ngarkesën emocionale të krijuar nga situata, ndërsa komunikimi dhe kujdesi për mirëqenien e tyre mbeten elementë kyç në këtë proces.”- tha minsitrja.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick