Lejuan 5-katëshin pa leje në Qeparo, Tavo shkrin IMT Himarë!

Facebook
WhatsApp

Sa i përket ndërtimit pa leje, policia ka arrestuar Lulzim Bujarin, i cili është pronar i firmës së ndërtimit “Bujari Konstruksion”, ndërsa ka shpallur në kërkim kryeinspektorin e IMT-së Dorjan Hoxha dhe dy inspektorët të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, Mateo Koshi dhe Andi Hoxha, të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka marrë masa drastike ndaj IMT Himarë, pasi kanë lejuar që të ndërtohet një objekt 5 katesh pa leje në pronësi të Lulzim Bujarit në Qeparo.

Bëhet me dije se Tavo ka shkrirë të gjithë Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë. Kryebashkiaku ka liruar nga detyra kryeinspektorin Dorjan Hoxha dhe 6 inspektorët e tjerë që kanë lejuar ndërtimin pa leje.

Kjo nuk është hera e parë që Tavo ka pezulluar drejtuesit dhe punonjësit e IMT-së së Himarës, pasi vitin e kaluar, shkarkoi nga detyra punonjësit e këtij institucioni, pasi lejuan në Dhërmi, Drimadhë dhe Jalë ishin evidentuar një sërë ndërtimesh pa leje.

Sa i përket ndërtimit pa leje në Qeparo, policia ka arrestuar Lulzim Bujarin, i cili është pronar i firmës së ndërtimit “Bujari Konstruksion”, ndërsa ka shpallur në kërkim kryeinspektorin e IMT-së Dorjan Hoxha dhe dy inspektorët të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, Mateo Koshi dhe Andi Hoxha, të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë”, thuhej në njoftimin e policisë.

Në maj të këtij viti policia nisi një askion për goditjen e ndërtimeve të paligjshme në jug të vendit, ku u arrestuan disa ndërtues dhe zinxhiri drejtues i Komisariatit të Sarandës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick