Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda!

Facebook
WhatsApp

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është regjistruar në orën 12:44, me epiqendër rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe rreth 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e sotme në Shqipëri, ndërsa është ndjerë edhe në Tiranë.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti është regjistruar rreth orës 12:45, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar rreth 29 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 8 kilometra në veriperëndim të Lushnjës.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të kryeqytetit, duke shkaktuar alarm te qytetarët, veçanërisht në katet e larta të pallateve.

Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick