Ndërkaq një tjetër aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në unazën e madhe të Fierit, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Si pasojë e përplasjes së fortë, një i mitur që ndodhej në pjesën e pasme të automjetit ka mbetur i plagosur.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë përfshirë gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën dhe, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e goditjes së fortë, të gjashtë të miturit mbetën të plagosur. Burimet paraprake bëjnë me dije se një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Edhe katër fëmijët e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas u dërguan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca. Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkaq një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në unazën e madhe të Fierit, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një i mitur që ndodhej në pjesën e pasme të automjetit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.









