Mjeti që lëvizte Hyseni dhe Agasi me targa të vjedhura!

Facebook
WhatsApp

Zyrtarisht kjo targë AB 5 XX XX i përket një prokurori në SPAK. E teksa hetimi vijonte e vijon dhe Prokurori ishte në zyrë dhe makina në parkimin e SPAK-ut, ky mjet lëvizte me fenelina nëpër Durrës, Elbasan e disa qytete të Shqipërisë, e jo vetëm lëvizte por shkelte edhe rregullat e qarkullimit.

Një nga dhjetëra faqet e dosjes së aferës së SHISH-it u komentua së fundmi nga kryeministri Edi Rama, si një linçim ndaj ish-drejtueses Vlora Hyseni.

Por në shumë faqe të tjera rezulton një linçim i përdishëm i vartësve të Vlorës, ndaj SPAK-ut dhe jo vetëm. E këta vartës janë sot ende drejtues në SHISH. I denoncuar publikisht është Jurgen Kole, ndërsa në listën e të dyshuarve të SPAK janë Kole dhe drejtuesi aktual Elvis Lila.

Vetëm një episod do të mjaftonte që i gjithë zinxhiri drejtues i SHISH-it të ishte në pranga sot e më e pakta shkarkuar nga qeveria.

E meqënëse SPAK u akuzua për masë drastike, prokuroria është treguar e butë dhe jo agresive. Sipas Kodit të Procedurës Penale, masa ekstreme është arresti me burg dhe jo arresti në shtëpi.

Mjeti Skoda, në pronësi të SHISH-it, që përdorej nga znj. Hyseni dhe z. Kole, e disa të tjerë në SHISH mbante targat AB 5XX XX. I njëjti mjet dyshohet se përdorej për lëvizje të sigurta edhe nga i kërkuari nga drejtësia, i dashuri i Vlorës, të cilit i besohej nga SHISH-i.

Por zyrtarisht kjo targë AB 5 XX XX i përket një prokurori në SPAK. E teksa hetimi vijonte e vijon dhe Prokurori ishte në zyrë dhe makina në parkimin e SPAK-ut, ky mjet lëvizte me fenelina nëpër Durrës, Elbasan e disa qytete të Shqipërisë, e jo vetëm lëvizte por shkelte edhe rregullat e qarkullimit.

Pra dikush, disa dhe Vlora Hyseni me siguri e di mirë se si guxuan apo u urdhëruan ta bënin edhe vjedhjen e targave të prokurorit të SPAK dhe vetë SPAK-ut për t’i përdorur në një operacion ilegal.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick