“Në atë bulevard ku sot festojnë flamingot, dikur u vranë njerëz”

Facebook
WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga forumi europian i inovacionit dhe sipërmarrjes, ku po merr pjesë si drejtues i qeverisë shqiptare, se ai i ka dëgjuar dhe i konsideron shqetësimet e protestuesve në Tiranë, të cilët prej më shumë se një muaji mblidhen nën zyrën e tij. 

Nga Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestën që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se një muaji.

Gjatë fjalës së tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, Rama u shpreh se e sheh protestën si një mesazh për qeverisjen e tij, por theksoi se në të janë përfshirë edhe aktorë dashakeq që, sipas tij, kanë ndikuar në deformimin e saj.

“Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për atë që u njoh si revolucioni i flamingove në vendin tim. E konsideroj një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverisjen time… Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se transformimi i Shqipërisë ka sjellë një realitet të ri ku protestat janë bërë pjesë e jetës demokratike, por sipas tij, ato shpesh janë kthyer në “arenë të aktorëve dashakeq”.

Rama theksoi gjithashtu se ndikimi i rrjeteve sociale dhe algoritmeve ka deformuar mënyrën se si perceptohen protestat. “Algoritmi nuk ka nevojë për polici sekrete… por mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës,” tha ai, duke shtuar se kjo është një dukuri që shihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

Po sot kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi qytetarë dhe aktivistë dorëzuan sot në Prokurorinë e Posaçme librin “The Albanian Files”, duke e cilësuar atë si “armën e krimit” të kreut të qeverisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi veprimin e protestuesve, duke e quajtur “Albanian Files” si “Libri i Mallkuar” që hyri sot në histori.

“LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama në Facebook.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick