Në letrën e nisur drejt institucioneve përkatëse theksohet se shkak për këtë është bërë mungesa e mbështetjes financiare nga ana e qeverisë e cila e bën të pamundur vijimin e operimit me kapacitet të plotë.
Siç e kishin paralajmëruar edhe më herët operatorët e transportit publik kanë njoftuar se duke nisur që nga dita e nesërme, që përkon me datën 1 shtator, do të reduktohen urbanet në kryeqytet. Nisur nga nesër, do të ketë 20-30 % më pak flotë urbane në lëvizje, që përkthehet në pritje të më të gjata për qytetarët.
Përmes një letre drejtuar Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe ministrive përgjegjëse, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban bëjnë me dije se gjendja financiare e operatorëve është rënduar ndjeshëm, duke nënvizuar këtu moskompensimin e kërkuar.
Sipas tyre, mungesa e mbështetjes financiare e bën të pamundur vijimin e operimit me kapacitet të plotë.
Në letrën e nisur drejt institucioneve përkatëse theksohet se shkak për këtë është bërë mungesa e mbështetjes financiare nga ana e qeverisë e cila e bën të pamundur vijimin e operimit me kapacitet të plotë.
Reduktimi i flotës nënkupton ulje të numrit të urbaneve nëpër Tiranë, zgjatje të kohës së pritjes për të marrë shërbimin e transportit publik linjave e shumë vështirësi për qytetarët. Ndërsa operatorët theksojnë se masa nuk është një zgjedhje vullnetare, por nuk kanë pasur mundësi tjetër si pasojë e situatës financiare.
Letra e Shoqatës së Transportit Publik:
Operatorët i kërkojnë institucioneve ndërhyrje urgjente për realizimin e kompensimeve dhe vijimin e mbështetjes për kostot e karburantit. Nga ana e tyre bëhet me dije se do të përpiqen të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit, por megjithatë nënvizojnë se shërbimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm në kushtet aktuale.
Prej ë shumë se dy javësh, Shoqata e Transporti Publik dilte njëherë në javë me paralajmërimin e reduktimi të flotës urbane pasi nuk kanë marrë një përgjigje për kompensim të çmimi të naftës për tre muajt e verës. Në kërkesë kjo e cila erdhi paso kostot e hidrokarbureve në vend vijojnë të jenë në nivele të larta.









