Pogradec/Plagoset me armë zjarri Brian Syzo, ja autori i dyshuar

Facebook
WhatsApp

Plagosja është një akt hakmarrjeje që vjen pas një konflikti të mbartur që daton në tetor të vitit 2025 kur i vëllai, Adni Syzo plagosi në një berberhane Nikola Agollin.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit, ku një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo. Syzo është një emër i njohur për strukturat e rendit, pasi ka precedentë penalë.

Ai është përfshirë më herët në veprimtari të paligjshme, kryesisht në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si dhe në disa konflikte të ndodhura në Pogradec.

Autori krimit, 24-vjeçari Nikolla Agolli është kapur në Prrenjas pas koordinimit me drejtorinë e policisë Elbasan, ndërsa vijon kërkimi për armën e krimit, në një zonë pranë liqenit.

Syzo është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025. Ndaj tij kishte masë sigurie arresti në burg nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.

Burimet e policisë thonë se plagosja është një akt hakmarrjeje që vjen pas një konflikti të mbartur që daton në tetor të vitit 2025 kur Adni Syzo plagosi në një berberhane Nikola Agollin.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick