Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas anulimit të seancës plenare të planifikuar për sot, për shkak të protestës studentore që vijon prej tri ditësh në kryeqytet.
Përmes një njoftimi zyrtar, Kuvendi ka bërë të ditur se deputetët do të mblidhen të enjten e ardhshme, më 22 tetor, në orën 10:00, ndërsa rendi i ditës do të mbetet i pandryshuar.
Vendimi është marrë në zbatim të urdhrit nr. 63, datë 15 tetor 2026, të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Shtyrja e seancës erdhi nga frika se protestat do përshkallëzohet dhe do kishte dhunë.
“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për t’u zhvilluar sot, më datë 15.10.2026, do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22.10.2026, në orën 10:00, me të njëjtin rend dite, në zbatim të Urdhrit nr. 63, datë 15.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme.”-njofton Kuvendi.
Ndërkohë, protesta ka nisur që në mëngjes, ku studentëve u janë bashkuar gjimnazistët, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshimin e sistemit politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.









