Pasi është ndier keq, 30-vjeçarja është ndihmuar menjëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë, ku një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda ka humbur jetën pasi shfaqi probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje.
Sipas informacioneve paraprake, turistja ishte pjesë e një grupi zhytësish pranë vendit ku ndodhet anija e mbytur “Spitaliers”. Gjatë zhytjes, dyshohet se ajo ka pësuar mungesë oksigjeni ose një problem tjetër shëndetësor.
Pasi është ndier keq, 30-vjeçarja është ndihmuar menjëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo mbërriti në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz.
Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe e mbajtën nën kujdes intensiv, por, pavarësisht përpjekjeve, nuk arritën ta mbanin në jetë.
Shkaqet e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet dhe ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojnë rrethanat e plota të vdekjes.









