Rama dhe Berisha u takuan në zonën VIP të Rinasit?

Facebook
WhatsApp

Ka qenë ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ai që ka hedhur dyshime për një takim mes Berishës dhe Ramës në zonën VIP të aeroportit të Rinasit. Ne fakt, kjo nuk është hera e parë që dy kundërshtarët politikë, gjenden “rastësisht” në zonën VIP të aeroportit…

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, prania e Edi Ramës dhe Sali Berishës në të njëjtën kohë në aeroportin e Rinasit nuk është një rastësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se mes Berishës dhe Ramës ka pasur një takim në zonën VIP të aeroportit të Rinasit, dhe se kreu i PD ka detyrimin moral që të tregojë se çfarë është biseduar mes tyre.

Megjithatë pretendimet e Salianjit deri tani mbeten të paprovuara. Rama u kthye mesditën e sotme nga SHBA, pas një vizite disaditore, ndërsa kreu i PD Sali Berisha udhëtoi drejt Strasburgut, ku e presin disa takime me përfaqësues të PPE-ve.

Të dy krerët e politikës kaluan nga zona VIP e aeroportit, siç e parashikon dhe protokolli për fluturimet zyrtare të përfaqësuesve të lartë të shtetit.

Postimi i Salianjit:

“Edi Rama duhet të largohet me forcën e qytetarëve të bashkuar, në sheshe dhe në rrugë. Çdo orë më shumë në pushtet është një orë më shumë shërbim ndaj kapjes së shtetit, grupeve të krimit të organizuar dhe shkatërrimit të institucioneve.

Rama nuk i njeh rregullat e demokracisë. Prandaj qytetarët duhet t’ia bëjnë të qartë se pushteti nuk është pronë personale dhe Shqipëria nuk është peng i askujt.

Por sot ka edhe një pyetje që kërkon përgjigje të qartë: Sali Berisha ka detyrimin politik dhe moral të bëjë publike çfarë është biseduar me Edi Ramën në aeroport. Çfarë u diskutua? A u tërhoq Edi Rama nga dorëheqja pas kësaj bisede? A u diskutuan garanci të ndërsjella për paprekshmërinë e njëri-tjetrit?

A pati ndonjë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng të një skeme të vjetër politike? Janë pyetje që qytetarët kanë të drejtë t’i bëjnë dhe që kërkojnë transparencë pasi u bë hera e dyte “që rastesisht” tek pjesa VIP e aeroportit gjendet Rama dhe Berisha njekohesisht.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga marrëveshje të fshehta, pazare politike apo garanci personale”.

Kryeministri Edi Rama iu adresua sot shqiptarëve, me një fjalim nga Rinasi, për çështjen e arrestimit të shefes së SHISH Vlora Hyseni. Rama tha se masa e vendosur ndaj saj ishte ekstreme, megjithatë socialistët do të respektojnë vendimin e drejtësisë.

Nesër pritet të mblidhet dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ku do të adresohen shqetësimet e të gjithë të pranishmëve, se sa skandali që lidhet me Hysenin ka cënuar sigurinë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick