Situata me zjarret në vend/ 33 vatra në 24 orë, 6 ende aktive 

Facebook
WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Zjarret vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa qindra forca janë angazhuar në terren për të vënë flakët nën kontroll. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri, prej të cilave 6 mbeten aktive dhe 10 të tjera po mbahen nën mbikëqyrje.

Operacionet janë mbështetur nga Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Ministria thote se angazhimi operacional vijon në disa qarqe, me fokus të veçantë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës.

Situata

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja ndaj vatrave ende aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun, Bashkia Pukë, ndërhyrja ka vijuar me forca vendore dhe të Forcave të Armatosura. Gjatë ditës së sotme janë dislokuar edhe 40 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter për mbështetje nga ajri. Situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banesat, ndërsa vatra në Prozhëm vijon aktive dhe po punohet për izolimin e saj.

Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafë të Helmës, ndërsa vatra në Bërshi mbahet nën mbikëqyrje.

Në Mirditë, vatra në Shtuf vijon aktive, ndërsa vatrat në Lufaj dhe Tenë janë izoluar dhe mbahen nën monitorim.

“Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor vijojnë monitorimin e situatës dhe angazhimin në terren, me prioritet izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive, si dhe parandalimin e riaktivizimeve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, thuhet ne njoftim.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick