Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një i plagosur

Facebook
WhatsApp

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar Nikolin Tarusha dhe i plagosuri Dhimitër Shaka janë kushërinj. Të dy kanë qenë duke udhëtuar së bashku në një automjet, kur Tarusha dyshohet se ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj kushëririt të tij.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit. Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar Nikolin Tarusha dhe i plagosuri Dhimitër Shaka janë kushërinj.

Mësohet se të dy kanë qenë duke udhëtuar së bashku në një automjet, kur Tarusha dyshohet se ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj kushëririt të tij.

Shaka ka marrë një plagë në këmbë dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

’

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick