Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armando Dukës, kapen nga policia

Facebook
WhatsApp

Dorëzimi i 100 mijë eurove është organizuar në Elbasan, qyteti ku jetonin dy të arrestuarit. Pparatë janë dorëzuar nga agjentët e infiltruar dhe, në momentin kur të dyshuarit kanë shkuar për t’i marrë, policia ka ndërhyrë duke i arrestuar në flagrancë.

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pas një operacioni të zhvilluar këtë të hënë, nën dyshimin se tentuan t’i merrnin 100 mijë euro Armand Dukës, duke u prezantuar në aplikacionin “Signal” si Taulant Balla.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, fillimisht Dukës i është kërkuar që shuma të paguhej në kriptomonedha. Më pas, gjatë komunikimeve, palët kanë rënë dakord që 100 mijë eurot të dorëzoheshin cash.

Ka qenë vetë Duka që ka denoncuar rastin në polici, pasi ka dyshuar se po përballej me një skemë mashtrimi. Në mesazhet e dërguara në telefonin e tij, dy të rinjtë dyshohet se janë prezantuar si Taulant Balla dhe i kanë kërkuar që paratë t’i dërgonte në një adresë të përcaktuar prej tyre, duke u hequr si persona të njohur të Ballës.

Gjatë komunikimit, Duka u ka thënë: “Lidhuni me djalin tim, sepse nuk marr vesh nga këto gjëra për kriptomonedha”. Në këtë moment në skemën e hetimit janë përfshirë agjentët e policisë.

Një agjent i infiltruar është prezantuar para dy të dyshuarve si djali i Dukës dhe u ka komunikuar se nuk e dispononte shumën në kriptomonedha, por mund t’ua dorëzonte në para fizike.

Dorëzimi i 100 mijë eurove është organizuar në Elbasan, qyteti ku jetonin dy të arrestuarit. Pparatë janë dorëzuar nga agjentët e infiltruar dhe, në momentin kur të dyshuarit kanë shkuar për t’i marrë, policia ka ndërhyrë duke i arrestuar në flagrancë.

Pas arrestimit, dy të rinjtë nuk kanë dhënë shpjegime të hollësishme për hetuesit lidhur me personat që mund të qëndrojnë pas skemës. Dyshimet e hetuesve janë përqendruar te Florian Gjergji.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick