Tërmeti në Napoli, 21 të plagosur, mijëra banorë në alarm

Facebook
WhatsApp

Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe shembje të pjesshme, ndërsa 22 familje janë evakuuar pasi banesat e tyre janë shpallur të pabanueshme. Shumë banorë të tjerë kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë, të frikësuar nga mundësia e lëkundjeve të reja.

Një tërmet i fortë është ndjerë mbrëmjen e sotme në Napoli dhe zonat përreth. Lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 19:46 dhe, sipas një vlerësimi paraprak të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka pasur magnitudë 4.7.

Pas goditjes së fortë, shumë banorë kanë dalë në rrugë pak para orës 20:00, pasi lëkundjet janë ndjerë në disa lagje të qytetit. Deri sot paradite bilanci ka arrtur në 21 persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe shembje të pjesshme, ndërsa 22 familje janë evakuuar pasi banesat e tyre janë shpallur të pabanueshme. Shumë banorë të tjerë kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë, të frikësuar nga mundësia e lëkundjeve të reja.

Dëmet më të mëdha janë raportuar në Pozzuoli, ku është shembur një pjesë e murit të një ndërtese në Via Pergolesi. Blloqe të mëdha shtufi janë shkëputur nga godina dhe kanë rënë mbi automjete të parkuara, pa shkaktuar fatmirësisht viktima.

Në pjesë të ndryshme të Pozzuolit janë konstatuar gjithashtu dëmtime në fasadat e ndërtesave. Autoritetet kanë nisur shpërndarjen e ujit dhe ndihmave bazë për banorët e prekur.

Prefekti i Napolit, Michele di Bari, ka aktivizuar Qendrën e Koordinimit të Ndihmës, ndërsa Njësia e Krizës, e drejtuar nga kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabio Ciciliano, është mbledhur menjëherë për të koordinuar menaxhimin e emergjencës. Në Napoli dhe Pozzuoli janë ngritur gjithashtu qendra pritjeje për familjet e evakuuara.

Autoriteti Portual njoftoi se skela e Pozzuolit ka pësuar dëmtime dhe është jashtë funksionit, çka ka sjellë pezullimin e përkohshëm të lundrimeve me tragete dhe hidrofoilë drejt ishujve.

Në zonën Agnano të Napolit është dëmtuar pjesërisht një shtyllë e linjës së tensionit të lartë, duke lënë pa energji elektrike rreth 100 mijë familje.

Për arsye sigurie, trafiku hekurudhor në qendrën e Napolit, përfshirë linjat e trenave me shpejtësi të lartë, është ndërprerë përkohësisht për kryerjen e kontrolleve teknike në infrastrukturë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po ndjek nga afër zhvillimet përmes Njësisë së Krizës. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, deklaroi se të gjitha strukturat operative janë në koordinim të plotë për të garantuar asistencën për qytetarët dhe monitorimin e vazhdueshëm të zonës së prekur.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick