Tiranë\ Morën përmes mashtrimit 100 mijë euro, kapen dy të rinjtë

Facebook
WhatsApp

Personat e përfshirë dyshohet se përdorën emrin dhe imazhin e biznesmenit Bashkim Ulaj për ta bindur 70-vjeçarin se po komunikonte me të. Autorët i kërkuan 100 mijë euro dhe e siguruan se do t’ia kthenin shumën pas disa orësh.

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, pas kallëzimit të 70-vjeçarit, i cili ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar Brian Serica, 31 vjeç, dhe Skerdi Meta, 23 vjeç. Policia ka shpallur në kërkim edhe R. H., 31 vjeç, të cilin e dyshon si pjesë të së njëjtës skemë.

Mekanizmi i përdorur për marrjen e 100 mijë eurove është edhe elementi kryesor i hetimit. Sipas Policisë, personat e përfshirë përdorën inteligjencën artificiale gjatë komunikimit me 70-vjeçarin dhe iu prezantuan atij, përmes mesazheve, si persona që ai njihte.

Duke besuar se po komunikonte me të njohurit e tij, 70-vjeçari pranoi kërkesën për t’u dhënë një shumë të konsiderueshme parash.

Autorët i kërkuan 100 mijë euro dhe e siguruan se do t’ia kthenin shumën pas disa orësh. Duke qenë se 70-vjeçari ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave, ai kishte mundësi ta siguronte shumën dhe ua dorëzoi paratë.

Por paratë nuk u kthyen në orarin e premtuar.

Pas kësaj, 70-vjeçari njoftoi menjëherë Policinë, ndërsa specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar nisën veprimet për identifikimin e personave të përfshirë.

“Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione kundër krimeve ekonomike për zbardhen e raste me pasoja në fushën e mashtrimit dhe të vjedhjes.

Në njërin prej rasteve, autorët kanë mashtruar një shtetas duke përdorur inteligjencën artificiale, gjatë komunikimit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, si dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2, pas kallëzimeve të disa qytetarëve për raste mashtrimi dhe/ose vjedhjeje në subjektet e tyre, u finalizuan, në 24 orë, 2 operacione për zbardhjen e këtyre krimeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale. Konkretisht:

-Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma”, u arrestuan shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. H., 31 vjeç.
Këta shtetas, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe duke iu prezantuar një 70-vjeçari, përmes mesazheve, si të njohur të tij, e kanë mashtruar 70-vjeçarin që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave dhe i kanë marrë 100 000 euro me justifikimin se do t’ia kthenin pas disa orësh. 70 vjeçari, pasi nuk ka marrë shumën e dhënë në orën e premtuar, ka njoftuar menjëherë Policinë.
Operacioni vijon për kapjen e shtetasit R. H., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka shkuar te subjekti i 70-vjeçarit dhe ka marrë shumën e eurove, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

-Në kuadër të operacionit të koduar “Imazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, G. B., 37 vjeç, i cili dyshohet se:
-më datë 14.08.2026, ka marrë 20 000 lekë, në 2 biznese, në rrugët “Brigada VIII” dhe “Teodor Keko”, duke mashtruar punonjësit se ishte i njohur i pronarëve të subjekteve dhe se do t’ua kthente paratë menjëherë, ndërsa më datë 21.08.2026, ka vjedhur një çantë me 25 000 lekë brenda, në një subjekt në rrugën “Skënder Luarasi”.

Vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht veprimtaritë kriminale të 37-vjeçarit.”-njofton policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick