Trump apel Putinit: Tërhiqu nga agresioni në Evropë

Facebook
WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje presidenti rus, Vladimir Putin, që të ndalë të gjithë agresionin ushtarak në Evropë dhe t’i hapë rrugë një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën, teksa Uashingtoni po shtyn afatin për një rishikim të pranisë së tij ushtarake në kontinent.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se gjatë bisedimeve të fundit në Kinë me Putinin, i ka kërkuar liderit rus që të “tërhiqet nga i gjithë agresioni ushtarak kundër territoreve në mbarë Evropën, me shpresën se mund të arrihet një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe të arrihet shpejt”.

Duke e përshkruar konfliktin si një “gjakderdhje” që vret mijëra njerëz çdo muaj, Trump, në postimin e 26 nëntorit, mbajti një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës, vetëm disa ditë pasi u kritikua për shkak se e cilësoi Putinin si “miku im”.

Duke folur me gazetarët dhe pjesëtarët e ushtrisë amerikane, Trump e mbrojti ndryshimin e retorikës së tij si një taktikë pragmatike negociuese, teksa pranoi se një natë më parë kishte diskutuar “gjatë” për dislokimin e forcave në Evropë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida.

“Kam qenë shumë i ashpër ndaj Rusisë, por dua të arrij një marrëveshje”, tha Trump duke argumentuar se raportet personale janë thelbësore.

Donald Trump e la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së presidentit rus në Samitin e G20-ës, i cili do të zhvillohet më 14 dhe 15 dhjetor në Florida.

Duke folur me gazetarët nga prona e tij në Mar-a-Lago, ku po kalon festën e Falenderimeve, Trump tha se nuk e dinte nëse presidenti rus kishte ndërmend të merrte pjesë, por e bëri të qartë se do të donte që ai të ishte i pranishëm.

“Nëse ai dëshiron të vijë, sigurisht që mundet”, tha ai, ndërsa pranoi se disa nuk do të donin ta shihnin presidentin rus në Samit.

Megjithatë, presidenti amerikan shprehu dyshime nëse vetë Putin dëshiron të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

“Nëse do të varej nga unë, do ta doja këtu,” theksoi Donald Trump.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick