Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi

Facebook
WhatsApp

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar përkohësisht aksin ku ndodhi përplasja.

Një aksident i rëndë është shënuar në bulevardin “E Ri në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”.

Një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i monopatinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar rrugën ku ndodhi aksidenti, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve.

Bulevardi ka qenë më herët me një kalim, ndërsa së fundmi përfshirë në një projekt është përshtatur me dy korsi për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur trafikun në këtë aks të qytetit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick