Ngjarja ka ndodhur në Llakatund të Vlorës, teka ishte i parkuar afër banesës së tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një makine i është vendosur lëndë plasëse. Mësohet se mjeti ishte në pronësi të 29-vjeçarit Igli Bimaj, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.
Ngjarja ka ndodhur në Llakatund të Vlorës, teka ishte i parkuar afër banesës së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak: Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.









