Vrasja në Dukagjin\ Policia: Drejt makinës mbi 50 plumba!

Facebook
WhatsApp

Hetuesit kanë nisur verifikimin e çdo piste që mund të çojë në zbardhjen e motivit. Familjarët kanë deklaruar se viktimat nuk njiheshin për konflikte dhe se nuk kishin marrë kërcënime të mëparshme. Një prej pistave lidhet me jetën personale të 57-vjeçarit, i cili ishte divorcuar rreth tre muaj më parë.

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë pasditen e djeshme në fshatin Mgull të Dukagjinit. Nga breshëria e plumbave, të vdekur kanë mbetur Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe Lazër Bashi, i cili ndodhej në automjet me ta. Pas marrjes së ndihmës së parë në Shkodër, ai është transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Atentati dyshohet se është kryer rreth orës 16:00, në rrugën e fshatit Xhan. Babë e bir, së bashku me Bashin, po udhëtonin drejt Shkodrës pasi kishin qëndruar në banesën e tyre të vjetër në Dukagjin. Pak pasi kishin nisur të largoheshin nga zona, dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të automjetit.

Pamjet e vendngjarjes dhe provat e mbledhura tregojnë për një sulm të organizuar. Në zonë janë sekuestruar më shumë se 50 gëzhoja dhe dyshohet se janë përdorur një kallashnikov dhe një armë MP5. Përdorimi i dy armëve ka ngritur dyshimet se autorët kanë qenë të paktën dy persona.

Pas njoftimit për atentatin, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s janë angazhuar në kërkim të autorëve. Për shkak të terrenit të thepisur malor, policia është përballur me vështirësi në mbërritjen në vendngjarje. Njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 17:20, ndërsa efektivët kanë mbërritur rreth orës 19:00.

Hetuesit kanë nisur verifikimin e çdo piste që mund të çojë në zbardhjen e motivit. Familjarët kanë deklaruar se viktimat nuk njiheshin për konflikte dhe se nuk kishin marrë kërcënime të mëparshme. Një prej pistave lidhet me jetën personale të 57-vjeçarit, i cili ishte divorcuar rreth tre muaj më parë. Ndërkohë që një pistë tjetër që po hetohet është edhe gjakmarrja, pasi kjo familje ka qenë e përfshirë më parë në një hasmëri.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick