Vrau dy vëllezërit: Zbardhet dëshmia e Ngushëllim Manzit

Facebook
WhatsApp

Ngushëllim Manzi, ushtarak dhe baba i tre fëmijëve, u arrestua menjëherë pas krimit

Është zbardhur dëshmia e autorit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe la një tjetër të plagosur. 

Në dëshmi Ngushëllim Manzi ka thënë se pasi u ishte kërkuar që të kalonin betonieren nga një rrugë alternative, ata kanë ofenduar dhe dhunuar prindërit e tij. Pas kësaj, sherri ka degraduar, duke përfunduar me shkrepje arme.  

“Vëllezërit islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq. Shefqet Ismaili kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij. Nazmi Ismaili. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete”- mësohet se ka thënë ai.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në zonë e Bathores, ku pas një konlikti mbi një mur rrethues, Ngushëllim Manzi ka qëlluar me armë në drejtim të 3 vëllezërve, duke u marrë jetën Selam e Nazmi Ismalajt, e duke plagosur rëndë Shefqet Islamajn.  

Ngushëllim Manzi, ushtarak dhe baba i tre fëmijëve, u arrestua menjëherë pas krimit.  

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick