Zjarr i madh në Palasë, zjarrfikësit luftë me flakët nga toka dhe ajri

Facebook
WhatsApp

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit, si edhe punonjës të zonave të mbrojtura, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të tjera.

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën e Palasës në jug të vendit, duke vënë në alarm strukturat e emergjencës. Për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së flakëve, krahas forcave tokësore është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për të neutralizuar vatrat aktive.

Flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, duke e bërë të vështirë neutralizimin e tyre vetëm me forcat tokësore.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit, si edhe punonjës të zonave të mbrojtura, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të tjera.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të mëdha të zjarrit, gjatë ditës së sotme në operacion është përfshirë edhe një helikopter, i cili po punon nga ajri për shuarjen e flakëve.

Ende nuk ka një bilanc përfundimtar mbi sipërfaqen e përfshirë nga zjarri apo për dëmet e shkaktuara, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës. Dyshimet e para lidhen me temperaturat e larta dhe kushtet e favorshme për përhapjen e flakëve, por shkaku zyrtar pritet të përcaktohet pas verifikimeve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick