Zjarri në hotelin në Vlorë, vdes 25-vjeçarja që pësoi djegie të rënda

Facebook
WhatsApp

E reja kishte pësuar djegie në rreth 85% të trupit dhe prej ditësh luftonte për jetën. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo ishte transferuar drejt Turqisë për mjekim më të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e 25-vjeçares vijoi të ishte kritike dhe ajo ndërroi jetë ditën e sotme.

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi e cila mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës më 16 gusht.

E reja kishte pësuar djegie në rreth 85% të trupit dhe prej ditësh luftonte për jetën. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo ishte transferuar drejt Turqisë për mjekim më të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e 25-vjeçares vijoi të ishte kritike dhe ajo ndërroi jetë ditën e sotme.

Ana Dyrmishi jetonte së bashku me familjen e saj në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, kur një zjarr përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës.

Si pasojë e flakëve mbetën të plagosur gjashtë persona. Situata brenda godinës ishte e rëndë, ndërsa disa prej personave që ndodheshin në hotel u detyruan të largoheshin përmes ballkoneve për t’u shpëtuar flakëve.

25-vjeçarja ishte personi që kishte marrë plagët më të rënda nga zjarri. Pas gati dy javësh në gjendje kritike, ajo nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick