5 mijë gjoba në 48 orë, bilanci i Policisë Rrugore në Tiranë (video)

Facebook
WhatsApp

Sipas policisë, 10 shtetas janë proceduar penalisht, kryesisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Dhjetë persona janë proceduar penalisht dhe 5444 masa administrative janë vendosur nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në rrugët e kryeqytetit.

Sipas policisë, 10 shtetasit janë proceduar kryesisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit, përfshirë drejtimin nën efektin e alkoolit dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë kontrolleve janë bllokuar 18 automjete; tërhequr 13 leje qarkullimi; vendosur 5444 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore bën me dije se kontrollet janë kryer me shërbime të shtuara në terren dhe përmes pajisjeve teknologjike, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Drejtimi me shpejtësi tej normave, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, drejtimi nën efektin e alkoolit dhe drejtimi pa leje drejtimi konsiderohen nga Policia si ndër shkeljet me rrezikun më të lartë për aksidente.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick