Ambasadori i SHBA vizitë të papritur në SPAK, takim me Brahon

Facebook
WhatsApp

Ambasadori amerikan Eric Wendt ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga një delegacion zyrtarësh amerikanë. 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), me drejtuesin e institucionit, Klodian Braho.

Mësohet se gjithashtu ai ka takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Keta.

Diplomati amerikan është paraqitur në selinë e SPAK-ut i shoqëruar nga një delegacion me zyrtarë të tjerë të SHBA-së.

Ende nuk janë bërë publike detaje lidhur me qëllimin e vizitës apo çështjet që janë diskutuar gjatë takimit mes diplomatit amerikan dhe kreut të SPAK-ut.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga palët mbi përmbajtjen e bisedimeve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, ambasadori amerikan Eric Wendt zhvilloi një tjetër takim me drejtuesit e SPAK-ut, ku në fokus të diskutimeve ishin lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të ditur se këto çështje janë ndër prioritetet kryesore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për rëndësinë e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”, thuhej në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Përfaqësia diplomatike theksonte se partneriteti mes SHBA-së dhe institucioneve shqiptare synon forcimin e sigurisë dhe krijimin e një të ardhmeje më të sigurt e më të begatë për të dyja vendet.


Pas përfundimit të takimin me kreun e SPAK, Klodian Braho, ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me disa deputetë të opozitës.

Mësohet se Wendt është takuar me deputetë demokratë, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ivi Kaso dhe deputetë të tjerë nga partitë e vogla.

Ky takim vjen pasi një seri vizitash që Wendt po zhvillon në institucionet shqiptare pas mbërritjes së tij në Shqipëri, ku në dy tetor bëri edhe prezantimin zyrtar.

Në takim kanë qenë edhe dy senatorët që prej ditësh ndodhen për një vizitë në Shqipëri.

Ju rikujtojmë se kreun e SPAK, Wendt e ka takuar edhe 5 ditë më parë.

Ata diskutuan kryesisht për luftën kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm. Këto të fundit, siç i ka theksuar zyrtarisht vetë Ambasada, janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Më herët, Wendt ka takuar edhe Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, në kuadër të kontakteve të tij të para zyrtare në Shqipëri. Në këto takime, vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë, mbrojtjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Një vend të rëndësishëm në agjendën e ambasadorit zë edhe SPAK-u, të cilin ai e ka vlerësuar si institucion kyç në luftën kundër korrupsionit, duke veçuar gjithashtu bashkëpunimin e strukturës me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

https://www.cdnimpuls.com/video/6aca07231c139.mp4

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick