Deputeti plagoset me plumb gome. PD: Ky është një akt lufte!

Facebook
WhatsApp

Deputeti demokrat Kliti Hoti u godit me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Ngjarja shkaktoi reagime të forta nga drejtuesit e Partisë Demokratike, të cilët e cilësuan sulmin si të motivuar politikisht dhe paralajmëruan përgjigje.

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, mbeti i plagosur pasi u qëllua me plumb gome nga policia gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Ai u transportua në Spitalin Universitar të Traumës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e deputetit paraqitet e mirë.

Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme në radhët e opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, publikoi pamjet e momentit kur efektivët qëllojnë drejt Hotit, duke e cilësuar incidentin si një akt lufte.

“Goditja ndaj një deputeti, në krye të detyrës, me plumb në trup, është një krim që do të marrë përgjigje ligjore dhe personale”, deklaroi Bardhi.

Edhe deputetja Jorida Tabaku reagoi ashpër, duke e konsideruar plagosjen si dëshmi të përdorimit të policisë për mbrojtjen e pushtetit. Ajo akuzoi ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për heshtje përballë ngjarjes dhe kërkoi përgjegjësi për atë që ndodhi.

Ndërkohë, kreu i PD-së, Sali Berisha, shkoi edhe më tej në akuzat e tij, duke pretenduar se deputeti ishte qëlluar me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama dhe se synimi kishte qenë vrasja e tij. Berisha u bëri thirrje mbështetësve të opozitës të mobilizohen.

Përmasat e përplasjes së djeshme dhe protestës së sotme pasqyrohen edhe në bilancin e të lënduarve. Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 50 persona për ndihmë mjekësore: 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.

Ndërkohë, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 12 personave dhe procedimin penal të 19 të tjerëve për aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick